Reagon Presidenti Meta për përplasjet te 5 Maji: Të tronditur nga sjellja brutale e policisë ndaj banorëve

Në një dalje për mediat, Presidenti Ilir Meta ka folur për përplasjet mes banorëve dhe policisë në zonën e 5 majit.

Meta tha se “opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet”.

“Meqë kishit ardhur të paftuar dhe mirë keni bërë, se kjo është shtëpia juaj, nuk mund t’iu fshihesha juve. Kam një shqetësim për të ndarë me ju, të cilin do ta ndaj zyrtarisht dhe me institucionet. Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet, që nuk janë pamje për herë të parë dhe që nuk nderojnë as autoritetet shtetërore, bashkiake, agjencitë ligjzbatuese, dhe çështje e konflikte të tilla duhet të zgjidhen në respekt të ligjit, në dialog me qytetarët dhe duke respektuar të drejtat e tyre, por edhe duke garantuar strehimin e tyre të përkohshëm në çdo rast, aq më tepër që jemi në kulmin e dimrit. I bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer, me të gjitha shkeljet që kanë ndodhur”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?