Reagon Rama: Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së partive të opozitës, të cilat zyrtarizuan kërkesat për qeveri tranzitore dhe largimin e kreut të qeverisë.
“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”,- shkruan Rama në një postim në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

