Reagon Rama: Zjarri nuk i bën asgjë Qeverisë, por i bën dëm Shqipërisë

Protesta e sotme e opozitës është një ndër më të mëdhatë të mbajtura në vend, por edhe një më të veçantat.

Pas përplasjeve të para mes protestuesve dhe policisë të rreshtuar para Kryeministrisë, ku opër herë të parë u hodhën dhe bomba molotov në drejtim të godinës qeveritare, protestuesit dhuruan spektakël me dritat e telefonave duke ndriçuar bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa më pas ata i dërguan disa mesazhe kryeministrit Rama duke ia postuar edhe në murin e selisë së qeverisë, ku lexoheshin mesazhet: “Rama ik” dhe “Shqipëria si Europa”.

E duke marrë shkas nga ngjarjet që prodhoi këtë pasdite bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ka ardhur dhe reagimi i vetë kreut të Qeverisë Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes rrjeteve sociale, Rama shpreh trishtimin e tij për një lider opozite që i lutet atij me fjalët “Aman ik”!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama në Twitter:

Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?