Reagon sërish Presidenti: Policia të shmangë dhunën e panevojshme ndaj protestuesve
Ngjarjet që u shënuan para parlamentit gjatë protestës së opozitës, ku nuk u kursye dhuna policore si ndaj protestuesve, eksponentëve të opozitës por dhe medieve kanë nxitur reagimin e radhës të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Në një kohë që protesta është zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty ku mbahet i arrestuar prej pak minutash anëtari i Kryesisë së PD-së, Sait Dollapi, Meta i bën apel Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve.
Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta
“I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve”.
KOHA JONË SONDAZH

