”Reciprociteti i targave”, Rama: Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri Edi Rama për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e ”reciprocitetit të targave”, thotë se Prishtina duhet që të dialogojë dhe Beogradi të bashkëpunojë.

”Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%)”,-shkruan Rama në Twitter.

“Reciprociteti për targat” i vendosur nga qeveria Kurti për automjetet serbe që hyjnë në Kosovë ka trazuar politikën me Serbinë. Kurti tha se reciprociteti “u imponua” nga Serbia, ndërsa kreu i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç e quajti “kërcënim të drejtpërdrejtë për ta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë kësaj situate, BE-ja ka kërkuar përmbajtje dhe ulje të tensioneve, teksa ka angazhuar të dërguarin e posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, që të ndërmjetësojë zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?