Referendumi në Itali/Ben Blushi: Europa nuk na ndihmon dot

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka komentuar sot referendumin në Itali. Ai thotë se me votën e djeshme eurozona do të dobësohet. Blushi bën thirrje që Shqipëria ti zgjidhë vetë problemet e veta.

“Italia dhe Europa do mbeten sërish në pasiguri dhe mjegull. Referendumi për kufizimin e kopetencave kushtetuese të Senatit u rrëzua nga afro 60 për qind te votuesve, duke marrë me vete Qeverinë e Matteo Renzit.

Ky kaos politik do ta dobësojë edhe më shumë eurozonën si dhe entuziazmin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ka ardhur koha të mendojmë për ti zgjidhur vetë punët tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten. A mund të të ngrohë dielli nesë jeton në bodrum? Natyrisht që jo. Errësira jonë është made in Albania, por pesimizmi ynë është made in Europe. Sa për referendumin e djeshëm në Itali. Rrezultati ishte një votë kundër Qeverisë, megjithatë edhe unë do votoja me kënaqësi që parlamenti i Shqipërisë të kishte vetëm 100 deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një sallë me 100 njerëz ka më pak vend për të pashkolluar anonimë dhe banditë se në 140”, shkruan Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?