FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reforma në drejtësi, Ambasadori Lu takim me Kryeministrin Rama

Ambasadori amerikan Donald Lu vijon të jetë mjaft aktiv në procesin për finalizimin e Reformës në Drejtësi.

Ai është parë sërish sot t’i drejtohet selisë së Këshillit të Ministrave, ku mbajti një takim rreth 30 minutësh me kryeministrin Edi Rama.

Për takimin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga kryeministria, por sipas të dhënave bëhet me dije se në fokus të takimit ishte vijimi i procesit për Reformën në Drejtësi. Takimi midis ambasadorit Donal Lu dhe kryeministrit Rama vjen një ditë pasi Partia Demokratike tërhoqi sërish nga tryeza ekspertët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tryeza e ekspertëve të Reformës në Drejtësi vijoi punën edhe pa praninë e përfaqësuesve të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?