FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

REPLIKAT/ “Po gënjen popullin me lesh”, Rama i përvishet komentuesve: Mos bëni triko me gojë

Pas deklaratës që bëri ditën e sotme kryeministri Edi Rama lidhur me nismën e qeverisë për të reduktuar dokumentacionet në shërbim të qytetarëve, lumë reagimesh ka pasur në faqen e tij të “Facebook”-ut.

Shumë prej komentuesve i janë kundërvënë Ramës, ndërsa i sugjerojnë atij që mos të gënjejë popullin.

Teksa shprehen skeptikë për këtë nismë, dikur prej komentuesve shkruan se “Kryminister certifikatash, bravo Edi e ke kuptu qe populli rrehet me lesh…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë flakë për flakë ka qenë edhe përgjigja e kreut të Qeverisë, i cili pohoi se populli nuk gënjehet. “Haha o i shkreti Gjon, nuk paske kuptue kurregja po shyqyr qe populli është i mençur e nuk rreh uje ne havan si zotnia juej?”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes replikave, Rama i kthehet një tjetër komentuesi, ndërsa shkruan: “Mos bej triko me goje Marku po shko ne shkolle shko ne shkolle”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?