Reporteri për Shqipërinë në grupin PPE: Qeveria “Rama” po rrezikon çeljen e negociatave

Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega deklaroi sot, një ditë para se Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit për ligjet e medias se, qeveria “Rama” po rrezikon çeljen e negociatave.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se në formën aktuale, ligjet janë një kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri.

Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundeshe të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard  bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarsisë në BE”,- shprehet Lega.

Raportuesi për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian thotë se “Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”.

SHKARKO APP