Reuters: Policia shqiptare shpërndan me gaz lotsjellës protestuesit

Një tjetër media e huaj ka sjellë në vëmendje trazirat e ndodhura pas protestës së zhvilluar këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Policia shqiptare hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën ndërsa protestuesit qëllonin më gurë për të hyrë në selinë e Partisë Demokratike. Një tension i ashpër është zhvilluar mes rivalëve tashmë partiakë’, shkruan reuters.com.

Ndërsa pasqyron kaosin e ndodhur gjatë ditës së sotme ‘Reuters’ shkruan se protestuesit ishin mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u përjashtua nga partia pasi Uashingtoni e shpalli non-grata.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?