Ridvan Bode: Ja çfarë synon platforma për ringritjen e PD

Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie e të këshillit, ish-drejtues i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ish-deputeti i PD-së Ridvan Bode, një nga kundërshtarët e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Në këtë kërkesë drejtuar anëtarësisë thuhet se qëllimi është bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të kërkohet ndjesë publike. Të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Nuk kemi organizim juridik por lëvizje brenda PD-së. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa është publike”, deklaron ish-deputeti Ridvan Bode.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha më tej se ky grupim do të takojë demokratët anembanë Shqipërisë. “Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë. Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktualë, qëllimi është më i gjerë bashkimi përmes një analize të thellë dhe jo të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje ne gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit.

Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm analize dhe zgjedhjeve”, deklaron Bode.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?