Ristani: Drejtësia duhet mbrojtur nga presioni politik

Drejtësia është një sistem i paplotë. Dhe drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar.

Kështu u shpreh të premten në mbrëmjen ish-deputeti i PD Arben Ristani, në studion e ‘Java në RTSH’, duke komentuar mungesën e gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Ai komentoi edhe përplasjet në SPAK mes socialistëve dhe demokratëve që kanë paditur njëri-tjetrin për inceneratorët dhe privatizimin e ish-klubit spotiv ‘Partizani’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi anti-sistem për të mbrojtur interest korruptive. Akuzat mes palëve interpretohet si lojë elektorale, por thelbi është që sistemi është cenuar rëndë. Unë u përkas njerëzve që kam punuar në drejtësi, por edhe si politikan e konsideroj nevojë absolute.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk e mbështes një sistem me kursantët e dikurshëm që u arnua sistemi. Sigurisht ata më pas u bënë profesionistë, por për aq kohë sa iu desh ata i rënduan drejtësisë. Halli jonë sot është të zgjidhim raportit mes drejtësisë dhe efikasitetit të saj në ndjekje të krimit.

Të gjithë duhet ta mbështesim drejtësinë për ta ndihmuar nga presioni politik” – tha Arben Ristani.

Ndërkohë, gazetari i Shqiptarja.com, Adriatik Doçi përmes një lidhje direkte u shpreh se mes palëve politike ekziston jë marrëveshje e fshehtë për të mos e ndëshkuar njëra-tjetrën.

“Gjithmonë para zgjedhjeve kemi kallëzime që shuhen me kalimin e kohës. Inceneratorët apo privatizimi i ‘Partizanit’ do kenë fatin e padive për lobimin rus të Lulzim Bashës apo aferës së CEZ. Pra te dy paditë mund të jenë një bllof para-elektoral” – tha Doçi.

Për Arion Sulon, nga gazeta ‘Liberale’ nga SPAK kërkohen prova për dhe jo hetime kryesisht.

“Unë mendoj që këto janë skeletet në dollap që ka politika shqiptare. Disa nga këto çështje kanë afera të rënda brenda dhe të gjitha palët kanë bërë mëkate ekonomike në emër të mbajtjes së pushtetit. Që nga korrupsioni e deri te veprat penale.

Po pse këto çështje dalin pikërisht tani? Modesisht unë mendoj se qeveria ka nisur një fushatë negativiste dhe atipike.

Por këto dalin tani sepse qeveria është në vështirësi prej pandemisë dhe ndotja e kundërshtarit është mënyra më e mirë për të dhënë llogari për bilancet dhe premtimet e pambajtura. Konsumimi i këtyre çështjeve në këtë formë është mëkat sepse aty ka lëndë edhe për drejtësinë” – tha Sulo në lidhjen direkte me ‘Java në RTSH’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?