FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roland Bejko: Nëse na sulmon Berisha me demokratët te Selia Blu, do kemi policinë që na mbron!

Berisha dhe të tijtë kanë bërë thirrje publike Lulzim Bashës se duhet deri me datë 5 janar të lëshojë zyrën e kryetarit të PD-së, sepse quhet i shkarkuar.

Por me datë 8 janar Berisha ka thirrur protestë kombëtare kundër qeverisë, por me gjasë para se të nisen drejt kryeministrisë, demokratët do të bëjnë një “nxemje” të vogël me njerëzit e Bashës në Selinë Blu.

I ftuar në emisionin ‘Log’, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe Sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin (i palës së Bashës), Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë roje s’jam, as gardian! Nëse sulmohet Selia blu nga njerëzit e Berishës, ka kush e mbron për atë. Na mbron Policia!”- deklaroi njeriu i Lulzim Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra Basha ka garanci nga kryeministri Rama se policia nuk lejon njeri të hyjë në zyrat e PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?