Rritje e influencës ruse në Shqipëri? Rama thotë se…

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencën me homologun Zoran Zaev, ka folur lidhur me shtimin e tentativave të Rusisë për rritjen e influencës në Shqipëri.

“Rusia nuk është një vend tifoz i BE-së, i zgjerimit të BE dhe natyrshëm nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë e asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është sekret, kjo dihet. Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare me kryefjalë bashkimin në familjen e BE. Sa herë që kjo axhendë cënohet, aq herë kush nuk është tifoz i BE dhe integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, pa dyshim që shikon një oportunitet”, tha Rama gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Kjo temë është rikthyer, pas të dhënat mbi përpjekjet e Moskës janë paraqitur këtë javë në një seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Ai i njohu deputetët me raportin sekret analitik për vitin 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?