Ruçi paralajmëron institucionet: Nëse s’keni rezultate do firmos shkarkimin tuaj
Forcimi i rolit të institucioneve të pavarura është një domosdoshmëri për rrugën drejt BE. Por kreu i Kuvendit i kërkoi atyre më shumë angazhim në këtë proces, në rast të kundër do të merret vendimi për shkarkimin e tyre ga detyra.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi paraljmëroi 21 institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend se nëse nuk do të kenë rezultate në punën e tyre, ai do të firmosë shkarkimin e tyre.
Ashtu si Ruçi edhe ambasadori i BE , Luigi Soreca kërkoi forcimin e këtyre institucioneve, për shkak të rolit kyç që kanë në rrugën e integrimit të Shqipërisë.
Ruçi: Nuk kam kohë dhe moshë të turpërohem se s’kam kohë ta korrigjoj dhe unë kam përgjegjësinë ligjore që ti them, ashtu sikurse jap verdiktin për zgjedhjen tuaj, të bëj minimumin për shkarkimin tuaj.
Soreca: Institucionet e pavarura janë kyce për qeverisjen demokratike. Për BE roli në ruajtjen e balancave të pushteteve, por edhe të një sistemi të shëndetshëm ligjor si dhe një administratë publike e përgjegjshme janë tejet të rëndësishme. Institucionet e pavarura janë instrumentale për ecurinë e mëtejshme apo progresin për prioritetet kyçe për të cilat kanë rënë dakord BE dhe Shqipëria.
Në tryezën e Kuvendit me 21 institucionet Agron Tufa ngriti shqetësimin për debatin e disa ditëve më parë me debatin e deputetit Spartak Braho. Tufa kërkoi të merren masa disiplinore ndërsa kreu i grupit socialist i tregoi derën e Gjykatës dhe Prokurorisë.
Tufa: Institui ynë ka qenë në një presion nga shantazhet e një deputeti të mazhorancës. Zotit Braho ti tërhiqet vërejtje.
Ruçi: Deputeti mund të shprehë pikëpamjet e tija që nuk është dakord me qëndrimin tënd, kjo është një e drejtë e tij.
Balla: Për fyerje mund ti drejtoheni gjykatës, për shantazh prokurorisë.
Disa nga institucionet kërkuan më shumë burimeve njerëzore dhe buxhet për mbarëvajtjen e punës së tyre.
KOHA JONË SONDAZH

