Saimir Tahiri: Për mua është njëlloj, si arrest shtëpie, si në burg

Saimir Tahiri është parë sot në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë ku do të marrë edhe masën e sigurisë. Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në gjykatë ish-ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Ndërkohë vetë Tahiri ka folur për gazetarët dhe është se shprehur se për të “është njëlloj, si arrest shtëpie, si arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë seancës, ish-ministri ka replikuar me gjyqtaren e çështjes. Ai ka deklaruar se është gati të përballet me drejtësinë dhe nuk ka ndërmend të largohet. “Nuk kam ndërmend të largohem, jam gati të përballem me drejtësinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tahiri ka mohuar akuzat e prokurorëve Besim Hajdarmataj e Elisabeta Imeraj. Ish-ministri është shprehur se prokurorët e çështjes kanë abuzuar me faktet. “Abuzuan me faktet, shkruan fakte të gënjeshtërta në shkresë”,-ka deklaruar Tahiri.
VIDEO/Ish-ministri në Gjykatë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?