Sali Berisha: Kuvendi më madhështor në historinë e pluralizmit! Gati për të luftuar narkoshtetin (VIDEO)
Ish-kryeministri Sali Berisha i falënderoi pjesëmarrësit në Kuvendin e sotëm të PD, ndërsa këta të fundit e përshëndetën me duartrokitje dhe brohërima.
Berisha e cilësoi këtë ngjarje të demokratëve si Kuvendin më madhështor në historinë e pluralizmit shqiptar.
“Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit më madhështor, më të bukur, më triumfues, më mahnitës, në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i lirisë shqiptare, Kuvendit që mblidhet si monument i rithemelim të PD. Kuvendit që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD-së. Kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, të kultit të lirisë, të anëtarit të lirë. Qytetarë shqiptarë ju përshëndet sot nga kjo platformë me të cilën ne vendosim që të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD”, tha Berisha.
Më poshtë ndiqni fjalën live të Sali Berishës në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

