Sali Berisha: Ky është biznesmeni që po ndot Lezhën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot ndotjen e qytetit të Lezhës nga një fabrikë që përpunon mbetjet e kafshëve. Duke cituar “Qytetarin Dixhital”, Berisha shkruan se fabrika ndodhet në qytetin e Lezhës dhe prodhon sallam nga zorrët e bagëtive që vijnë nga Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Qytetari i ankohet ish-kryeministrit për ndotjen dhe derdhjen e mbetjeve që mund të jenë të rrezikshme në mes të qytetit. Gjithashtu, qytetari paraqet dhe listën e gjatë me ankesa që banorët e lagjes kanë bërë në institucione dhe në media. Por deri më sot nuk ka asnjë ndërhyrje për të normalizuar situatën. Qytetari pretendon se fabrika i përket një biznesmeni të njohur, i cili më parë ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Bujqësisë.  Por vet, Berisha kërkon  ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Postimi ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetari dixhital denoncon: Fabrikën e përpunimit të zorrëve në Lezhë që kundërmon erë të padurueshme! Sb. “Përshëndetje Z.Berisha, uroj të jeni mirë me shëndet. Jam një banor i Lezhës dhe doja të ndaja me ju një shqetësim tepër serioz. Në Lagjen Ish-Ushqimorja (ILIRIA) ndodhet një fabrikë përpunimi zorrësh, të cilat përdoren për sallam, mbetjet e zorrëve që vijnë nga Kroacia, Mali i Zi, Serbia, etj, bashkë me lëngun e tyre të qelbur hidhen në kanal natën vonë ose dhe gjatë ditës, dhe era e tyre përhapet në gjithë lagjen, aq shumë sa s’mund të mbajmë dritaret hapur, sepse do marrim ndonjë sëmundje a kancer. Po na helmojnë fëmijët sidomos, gjithashtu dhe të rriturit. Kemi bërë ankesa kudo në institucionet përkatëse, kemi lajmëruar dhe mediat, por askush nuk do t’ja dijë, pasi pronari i kësaj fabrike thuhet së është ish-zv/ministri Alban Zusi. Do ju lutesha shumë t’a publikonit, sepse s’po mund të rrijmë dot dhe para 2-3 ditësh, disa fëmijë të vegjël të kësaj lagje janë shtruar në Spitalin Rajonal të Lezhës për këtë problem që po na merr jeten. Respekte doktor”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?