Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitet paraditen e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen “Partizani”.

Para Prokurorisë së Posaçme janë mbledhur mbështetësit e tij, ashtu si në rastet e mëparshme kur Berisha është paraqitur pranë SPAK.

“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.
Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.
Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë.Tani vazhdon.Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjithaArmiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?