FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha pyetet a janë dakord demokratët që të bashkohen me Partinë e Lirisë, ish-LSI

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse demokratët janë dakord që të bashkohen me Partinë e Lirisë, duke qenë se PL është praktikisht ish-LSI-ja.

Berisha theksoi se nuk ka nevojë që në mesin e demokratëve të ketë referendum për këtë çështje, sepse ekziston një arsye madhore që bën bashkë qytetarët dhe ai është largimi i Ramës nga pushteti, si një e keqe e madhe e Shqipërisë.

Ju përmendët dakordësinë për referendumin, ka një tjetër dakordësi më supreme dhe ajo është që t’i jepen duart Ramës sa më parë. Këtu PD, Partia e Lirisë, partitë e vërteta opozitare, shoqëria civile dhe mbrojtësit e kauzave, të gjithë janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu, që është kthyer në problemin më madhor të shqiptarëve pas Enver Hoxhës në politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky objektiv tejkalon të gjitha problemet e tjera. Ne do të jemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama, sepse ka afera korruptive madhore përditë nga më të ndryshmet”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?