FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha rendit arsyet: Ja përse duhet të merrni pjesë në protestën e sotme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të protestuar ditën e sotme para kryeministrisë në orën 16:00.

Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke listuar 4 arsye pse qytetarët duhet të marrin pjesë në protestën e sotme:

1.Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

2.Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe ndaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

3.Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

4.Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?