Sali Berisha sulmon Lulzim Bashën në Kuvend: Nuk i vuri kufirin te thana Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi i PD në stadiumin “Air Albania” akuzoi Lulzim Bashën se në këto 8 vite nuk ka bërë asnjë kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se Basha nuk bëri asgjë për ti vënë kufi pushtetit absolut dhe autokracisë së Ramës.
“Lulzim Basha në 8 vite “de facto” u faktua vetë si një kallp-opozitar. Ai nisi drejtimin e forcës, duke u përkulur para regjimit të Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh të Bashkisë së Tiranës. I bllokoi Bulevardin, sistemin e lumit, vendosjen e tramvajit, sistemin multimodal. Të gjitha këto projekte të mbështetura fuqishmit nga qeveria e PD. Duke pasur një armatë demokratësh, duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protestat e fuqishme të Tiranës, dhe t’i vinte Ramës kufirin te thana dhe të qëndronte i pamposhtur ndaj regjimit të tij”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

