Sali Berisha thërret protestë kombëtare: Më 8 janar të mblidhemi para selisë së Partisë Demokratike
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një proteste kombëtare më datë 8 janar që do të organizohet para selisë së Partisë Demokratike.
Në posterin e shpërndarë nga Berisha dhe nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së theksohet se tubimi do të zhvillohet në orën 12:00.
Në njoftim e ish-kryeministrit theksohet se selia e PD nuk do jetë “Bunkeri i Pengut, por Shtëpi e Demokratëve”.
Ndërkohë që në një postim në faqen e tij të Facebook, Sali Berisha ka akuzuar kryetarin Lulzim Basha se e ka shndërruar shtëpinë e demokratëve në një bunker personal.
Nga Sali Berisha
Lul Brava shndërron shtepinë e demokratëve në bunker personal!
Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtepinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij.
Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marrë peng, ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shëndrruar shtëpinë e demokratëve, selinë e Partise Demokratike në bunkerin e tij privat.
Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se, ata që shembëën regjimin më gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votes së lirë.
Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike!
KOHA JONË SONDAZH

