Sali Berisha tregon a do të shkojë Shkëlzeni për të dëshmuar në SPAK

SPAK ka kërkuar pyetjen si dëshmitarë të 52 personave në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Pra për dosjen “Gërdeci”.

SPAK kërkoi nga gjykata që në procesin ndaj Mediut të merren në pyetje ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Në konferencën e sotme me gazetarët, ish-kryeministri Berisha u pyet edhe për djalin e tij, Shkëlzenin nëse do të paraqitej në SPAK.

“Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitim dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”, tha ish-kryeministri Breisha ditën e sotme kur u pyet nga gazetarët.

SHKARKO APP