Salianji: Shkaku i bllokimit të rrugëve është Rama, jo ne

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nuk mendon se protestat me bllokim rrugësh do t’i bëjnë më shumë dëm opozitës sesa do t’i sjellin përfitime.

Kur u pyet në studion e ”Top Talk” nëse mund t’i kthehet në “boomerang” kjo gjë, Salianji u përgjigj: “Nuk besoj. E para, janë protesta të paralajmëruara. E dyta, tregojnë që Shqipëria nuk mund të ketë normalitet politik, social, ekonomik duke u uzurpuar pushteti politik në mënyrë të kundraligjshme nga ana e njërës palë”.

Salianji shtoi se në Korçë, ku ai ishte i pranishëm në protestën e fundit të opozitës, “shumica e atyre që kalonin në rrugë lanë makinat dhe iu bashkuan protestuesve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?