Sekretari i grupit të PD, Salianji: Një front të gjerë opozitar PD-LSI
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salanji, njëherësh edhe sekretar i grupit parlamentar, flet për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër kësaj qeverisje. I ftuar në emsionin “Koaludim” Salianji tha se kreu i Partisë Demokratike ka bërë një ftesë publike për partitë e tjera opozitare.
“Kemi kërkuar një front të gjerë opozitar për një luftë kundër krimit, kundër reformës zgjedhore, dekrimnalizimit të parlamentit etj”,-tha ai ndërsa shtoi se bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së mund të funksionojë.
”Jam i mendimit që jo vetëm PD dhe LSI, por të gjithë faktorët opozitarë të bashkohen në parim për çdo formë koalicioni, me parti politike dhe shoqëri civile apo individë që janë kundër qeverisjes”,-u rrëfeu drejtuesëve të emsionit, Salijani.
Më tej ai shtoi se “faktorët opozitarë duhet të bashkohen, sepse opozita nuk është koncept numrash në parlament, në fakt numrat përcaktojnë qeverisjen ndërsa opozita është frymë, është qasje”.
KOHA JONË SONDAZH

