Sekretari i PD: Basha, lider europian që nuk lufton për pushtet
Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli ka vlerësuar qëndrimin e kret të PD, Lulzim Basha, i cili ndaloi përplasjen e protestuesve të PD me policinë te Ministria e Brendshme. Kadilli shkruan në Facebook se Basha është lider perendimor që tregoi se nuk lufton për pushtet.
Reagimi i plotë në Facebook i Fatbardh Kadillit:
Proteste qytetare, Lidership i pergjegjshem.
Sot, opozita dhe qytetaret demostruan per vlerat perendimore me energji, me force dhe dinamizem. Sot perballe pushtetit qe buron nga krimi dhe i sherben krimit qytetaret deshmuan se jane mbrojtesit e vertete te vlerave perendimore, mbrojtesit e institucioneve domokratike.
Perballe policise se kriminalizuar, protestuesit deshmuan force qyetetarie dhe nuk rane preh e provokimit.
Sot Basha dha edhe nje prove tjeter se eshte nje lider i pergjegjshem, nje lider europian.
Ndryshe nga Rama qe i perdori protestuesit si mish per top, Basha i doli zot protestes edhe kur vullneti i ndrydhur i qytetareve te zemeruar u vendos perballe policise kriminale. Basha, me pergjegjesite e liderit te qytetareve shmangu cdo perlasje qe mund te degradonte ne dhune me pasoja per qytetaret.
Nuk i la qytetaret e deshperuar vetem perballe policve te Rames dhe Xhafes te gatshem te dhunojne qytetaret, sic dhunuan Kryeredaktorin e RD, Bled Kasmi.
Ky eshte lideri qe lufton jo per pushtet, por per qytetaret. Forca e tij buron nga qytetaret.
Ky eshte fillimi i fundit te Rames. Revolta eshte e pandalshme.
KOHA JONË SONDAZH

