
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë të ditur se së shpejti do të ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve në përputhje me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.
Balla ka thënë se gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale janë prioriteti i tyre që së shpejti do të materializohet me nismën konkrete të zyrës së Rikuperimit të Aseteve.
