Sekuestrimi i pasurive të Shqipërisë, Vasili: E kam paralajmëruar vite më parë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur sot në lidhje me sekuestrimin e pasurive shqiptare që ndodhen në banka e institucione të huaja.

Gjatë një interviste në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Vasili përballë moderatores Armela Ferko është shprehur se, këtë situatë e ka paralajmëruar vite më parë, që kur ai ka qenë ministër i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’.

Kohë përpara kur isha ministër, i jam drejtuar Edi Ramës si kryeministër, Ilir Metës si kreu i Kuvendit dhe avokates së shtetit. Atëherë i kam thënë se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 2 miliardë Eurosh, ku mes tyre ishte dhe Beccheti. Kjo çështje ishte e pambrojtshme, pasi bëhej fjalë për një çështje politike me Agon Channel, të cilët kishin një qasje ndryshe nga qeveria e censurës së Edi Ramës. Dhe veprimet e Ramës do ti kushtonin shqiptarëve, miliona euro. Sot lajmet janë më tronditëse, pasi për mua si Petrit humbja në arbitrazh nuk ishte e papritur, sepse veprimet e Edi Ramës ishin arbitrare, njësoj si Enver Hoxha në vitin 1945, pasi veprimet ishin shumë zemërake vetëm për ti mbyllur gojën atij televizioni”,- tha Vasili.
Ai shtoi se “shteti shqiptar ka humbur 3 herë më shumë para për të mbrojtur skandalin. Veprimi i sekuestrimit të pronave të shtetit shqiptar, një veprim logjik. Këta harrojnë se ne jemi një vend i hapur, paratë që sekuestrohen janë të shqiptarëve. Pasojat e këtyre sekuestrimeve janë dy.
Një pasojë e madhe është fytyra e Shqipërisë në botë, kjo është shkatërrimtare, sepse tregon se vendi ynë qeveriset nga gangsterë dhe mesazhi që jepet është që të mos afrohen investuesit e huaj sepse ky vend qeveriset nga disa njerëz që të rrëmbejnë pronën. Edi Rama ka vetëm një ëndërr, që të flasë vetëm ERTV-ja e tij dhe gjithkush tjetër që flet ndryshe, do të sulmohet.
Në stadin ku ndodhet procedura të detyron likuidim. Ata që kanë filluar procedurat e njohin në mënyrë të shkëlqyer ligjin dhe prandaj kanë nisur punën e tyre. Të jeni të bindur se nëse një pikë e vetme do të ndalonte procedurën, asnjë kompani e huaj nuk do të niste gishtin”, tha Petrit Vasili në SYRI TV.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?