Sërish tensione në Kuvend, Flamur Noka tërheq gardistin dhe zë foltoren

Ka pasur sërish tensione ditën e sotme në Kuvend.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me gardistët gjatë seancës plenare. Noka i është drejtuar foltores por është penguar fillimisht me Gardën. Noka ka tërhequr prej krahu njërin prej gardistëve dhe ka dalë në foltore.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndërhyrë duke i kërkuar Gardës të largohet dhe i ka dhënë fjalën Flamur Nokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Spiropali: S’mund të gënjesh në këtë farë feje. Po flasim për kërkesën për procedurë të përshpejtuar. Garda nuk ka nevojë. Ju lutem, nuk ka nevojë, zoti Noka ka fjalën.

Flamur Noka: Të vish këtu dhe të gënjesh. Kur gënjeni ju live në sy të të gjithë shqiptarëve, imagjino çfarë u keni bërë ligjeve, pronave dhe këtij shteti pas kuintave. U the deputetëve, shqiptarëve që është gati dhe s’kishe kurajë t’u thoshe shqiptarëve sepse nuk është gati. Erion Braçe ëshdtë duke shkruar, duke shtypur në sallën tjetër. A mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qingjit? Keni burgosur 38 mijë shqiptarë pse riparuan një dritare, një kotec pulash, për 5 mijë lekë të vjetra. Kanë vrarë veten për shkak të burgut tuaj, si do t’ju jepni llogari atyre familjeve?

Majko: Projektligjet me procedurë të përshpjetuar njoftohen në seancë, nuk vijnë si dokument. Nëse do të ishte një projektligj për blerjen, shitje, kishit të drejtë të bërtisnit. Po flasim për falje gjobash. Nëse do të më dëgjoni mua, e keni barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë me të bërit opozitë. Të fyhesh nuk është opozitë, por sjellje e paedukatë, si majtas dhe djathtas. Mendoni se duke u sjellë të paedukatë, dikush do t’ju vlerësojë si partizanë të së drejtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?