FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sesioni i kaluar parlamentar, Ruçi bën ‘bilancin’: Arritja më e madhe e Kuvendit, ja mangësitë

Një ditë pas nisjes së sesioni të ri parlamentar, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë edhe ‘bilancet’ e institucionit që ai drejton.

Në një bashkëbisedim gazetarët, Ruçi ka paraqitur arritjet e sesionit të kaluar parlamentar, ndërsa ka nënvizuar edhe miratimin e ligjit për Reformën në Drejtësi.

Po ashtu ai nuk la pa përmendur edhe disa nga mangësitë e sesionit të kaluar, ku një prej tyre ishte dhe mosmiratimi i projektligjit për Magjistraturën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i ‘Magjistraturës’. Roli i Kuvendi u forcua dukshëm. Gjatë sesioni që lamë pas u depozituan 63 pr.ligje. U miratuan 55 ligje, nga të cilat me shumicë të cilësuar 26, dhe me konsensus 8 ligje. Prej shtatorit u miratuan me konsensus 17 ligje, pra 1/5 e akteve të miratuara nga Kuvendi. Opozitës iu plotësuan të gjitha kushtet për të ushtruar shumicën qeverisëse”, tha Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIJON….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?