Sesioni i ri parlamentar, zbardhen tre shtyllat kryesore ku do fokusohet PD
Partia Demokratike ka mbledhur në orën 10:00 të ditës së sotme grupin parlamentar në nisje të sesionit të ri të Kuvendit.
Në mbledhje janë diskutuar tre shtylla kryesore ku do fokusohet opozita, konkretisht situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi. Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se duhet të çlirohet qeverisja nga krimi.
Po ashtu gjatë mbledhjes mësohet të jetë thënë se PD nuk do të ndalet me të gjitha mjetet, dhe do të ketë propozime ligjore për ndalur korrupsionin galopand dhe shpenzimet e luksit të qeverisë.
Në lidhje me reformën në drejtësi ai tha se të pakten 11 gjyqtarë janë mbajtur jashtë rregullave pas vetingut.
“Reforma në drejtësi është e diskredituar, procesi i Vetngut është i korruptuar”, tha ai.
Basha i bëri këto deklarata pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
Ekonomia, është shprehur Basha, po shkon me keq për shkak të korrupsionit
KOHA JONË SONDAZH

