SHBA ngrin nga akulli dhe bora arktike. Temperatura arrin në minus 45 gradë!
SHBA dhe një pjesë e Kanadasë janë pushtuar nga një mot shumë i keq, ku deri tani raportohet për 28 të vdekur nga moti i keq.
Mijëra fluturime ajrore janë pezulluar. Afro 200 milionë banorë janë në pushtetin e motit të acartë, i pa dëgjuar ndonjëherë në SHBA. Qindra mijëra familje pa energji elektrike. Po kështu janë me mijëra njerëz të bllokuar në makina dhe të mbuluar nga bora.
Zona e goditur më keq ka qenë Buffalo, në veri të Nju Jorkut, ku u regjistruan shtatë vdekje të lidhura me motin dhe erërat e forta kanë penguar përpjekjet e shpëtimit.
Në shtetin perëndimor Montana temperatura arriti në -50F (-45C).