FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR shkon në KQZ, takim me Celibashin

Ka mbërritur në vendin tonë Audrey Glover, pasi është vendosur të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Glover ka shkuar në KQZ për t’u takuar me kreun e këtij institucioni, Ilirjan Celibashi.

Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime edhe me drejtues të institucioneve shtetërore e përfaqësues të partive politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

Zonja Audrey Glover, për herë të parë, ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 majit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?