Shehu: Informatori i policisë u vra nga “dorë” profesioniste me snajper

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se vrasja në fshatin Rabije të Memaliajt është kryer me snajper nga një “dorë profesionale”. Ai tha se në vend që Alket Muhaj të merrte mbrojtjen e nevojshme nga policia, ai u “dorëzua”

Postimi i plotë i Shehut: 

Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik!

Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj.

Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.

Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”!

Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?