Shera fiton në Vorë, Veliaj: Përulje dhe mirënjohje të jashtëzakonshme për besimin e madh

Kryetari i Vorës, Blerim Shera ka fituar thellësisht me 75% të votuesve. Kryetari i Tiranës dhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka uruar Sherën, ndërsa falënderoi qytetarët për besimin e Partisë Socialiste.

“Fitorja e dytë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.

Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Vorën gjithnjë e më përpara.”- tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?