Sherr live Duma-Spiropali: Mos më bëj bla bla bla
Me tone edhe të acaruara, ka vijuar debati mes deputetes së PD-së, Grida Duma dhe të PS-së, Elisa Spiropali. Ajo që ka provokuar është etiketimi “kafene fshati” që deputetja socialiste Spiropali i bëri bllokimit të seancës nga demokratët seancën e së enjtes. Por kaq ka mjaftuar që Duma të replikojë ashpër me kolegen socialiste, qoftë edhe duke ngritur tonet.
Debati:
Elisa Spiropali: Sa herë ndjehet i rrezikuar Lulzim Basha vjen në Kuvend e bën të fortin si në një klub fshati, me disa burra, ndërsa gratë rrinë në periferi. S’ka rëndësi a ka procedurë, kohë, debat. Edhe LSI u kap e papërgatitur, këta gjetën rastin dhe pushtuan Kuvendin.
Grida Duma: Se retorikë po bën këtu. Unë jam votuar me aq vota sa ty. Diskutimi këtu mbyllet, boll keni folur me bla bla bla, ne jemi më të mirët, ne jemi më të bukurit, boll. Ju keni deputetë që s’dinë as shkrim as këndim.
Elisa Spiropali: Po normalisht për fjalë jemi në studio. Pastaj pse e personalizon se ju nuk jeni Partia Demokratike.
Grida Duma: E di pse personalizohet? Se t’u thuash kolegëve të mi kafe e fshatit, e lloj-lloj epitetesh. Ofendim në emër personal të grupit kur të jem unë këtu nuk ta lejoj. Se ke dalë e ke thënë u marrin dhe mendtë.
Elisa Spiropali: Keni bërë me vite sherrnaja dhe kjo nuk të sjell asnjë votë.
Grida Duma: Ky është diskutimi jot. Tani ke ardhur në pushtet?
Elisa Spiropali: Ju nuk keni lënë fjalë nga kriminel, e mafioz e të ndyrë dhe arsenalin e fjalëve pa përdorur kundër individëve. E dinë të gjithë këtë. Ngriheni në atë foltore dhe nuk lini fjalë.
Grida Duma: Do shkojmë deri tek kriminelët.
Elisa Spiropalli: Kjo të duket normale ju që po ju vret fjalori im? Ju jeni kampionë botërorë të sharjes.
Grida Duma: Tani ti je grua dhe nuk dua të përdor atë metaforën e letrës së lagur atje lart në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

