Sherr live mes Berishës dhe gazetarit kosovar në “OPEN”

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Debat Plus” mes ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe gazetarit nga Kosova Imer Mushkolaj.

Teksa Berisha po fliste për dhunën që u ushtrua ndaj protestuesve në 8 Janar, gazetari Mushkolaj ka ndërhyrë dhe ka akuzuar Berishën se ëhstë përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janar 2011, në protetsën e zhvilluar në Tiranë.

E menjëhershme kaq enë edhe përgjigja e Berishës, i cili i ka thënë gazetarit “i pafytyrë” dhe i frymëzuar nga Serbia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Nga ana e protestës paqësore, u plagosën 12 persona dhe kjo është tabloja më e qartë e dhunës

Mushkolaj: Zoti Berisha, kur ju përmendni dhunën, mua më tingëllon shumë ironike, sidomos kur përmendni janarin, për shkak se ju në 21 janar kur ishit ju kryeministër, janë vrarë 4 protestues në Janar. Të sugjeroj që fjalën “dhunë” mos ta përdorni, sepse keni përgjegjësinë për vrasjen e 4 protestuesve në bulevardin e Tiranës. Jeni personi i fundit që duhet të flisni për dhunë.

Berisha: Ti shkon shpesh në Novi Sad, se ti je një gënjeshtar i pafytyrë.

Mushkolaj: Unë shkoj në Novi Sad por nuk e furnizoj makinerinë e Millosheviçit si ti. Vrasjet në bulevard i keni bërë ju.

Berisha: Ti je i pafytyrë, ty të frymëzon Novi Sadi. Ata protestues në datën 8 Janar po shkonin në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Mushkolaj: I kemi dëgjuar këto përralla, mos na i përsërit

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur protyestë paqësore 21 janarin.

Mushkolaj: Ju keni përgjegjësi për vrasjen e protestuesve. Ke vrarë njerëz në bulevard. Kjo është njolla juaj e zezë pas Piramidave dhe pas Gërdecit.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij mashtruesi ordiner, përveç Beogradit.

Mushkolaj: Beogradin të cilin e keni furnizuar me naftë, ke bahskëpunuar kur ishe President.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?