Shkatërrohet stadiumi nga tifozat në ndeshjen Tirana-Vllaznia

Ndeshja Tirana-Vllaznia ka njohur sherr dhe shkatërrim të stadiumit. Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Trianës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?