FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkrihen disa gjykata të shkallës së parë, ja kush mbetet

Në Shqipëri nisi sot zbatimi i fazës së dytë të hartës së re gjyqësore e cila parashikon një reduktim të ndjeshëm të gjykatave dhe prokurorive.

Pasi në 1 shkurt të këtij viti, 6 gjykata Apeli u shkrinë në një të vetme në Tiranë, duke trashëguar mbi 29 mijë çështje për shqyrtim, nga sot do të ketë dhe më pak gjykata të Shkallës së parë. Nga 22 të tilla, tani e tutje do të veprojnë vetëm 13 gjykata. Dosjet e proceseve në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec, transferohen në gjykata të tjera. Pra këto gjykata shkrihen.

Si Këshilli i lartë Gjyqësor, ashtu dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë bërë kalimin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve në strukturat e riorganizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faza e tretë që nis zbatimin në 1 korrik, parashikon uljen e numrit të gjykatave administrative, të cilat nga 6 do të mbeten vetëm dy, një në Tiranë dhe një në Lushnje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli i Lartë gjyqësor, i cili përgatiti hartën e re gjyqësore është shprehur se ky riorganizim do të sjellë me shumë efikasitet duke ofruar një shërbim më cilësor për qytetarët, ndërkohë që ajo hasi në kundërshtime të shumta, veçanërisht nga komuniteti i avokatëve, sipas të cilëve, riorganizimi i sistemit gjyqësor cënon aksesin e qytetarëve dhe rrit kostot e tyre./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?