Shkrirja me akademitë e Ballkanit, Vasili: Shahini kërkon ta djegë krejtësisht Akademinë e Shkencave
Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj idesë së ministres së Arsimit Besa Shahini për shkrirjen e Akademisë së Shkencave me akademitë e tjera të Rajonit, për të krijuar një të vetme.
Përmes një qëndrimi të mbajtur në rrjetet sociale, Vasili shprehet se ministrja Shahini kërkon ta djegë fare Akademinë e Shekencave me synimin për ta shpërndarë atë në akademitë e tjera në Ballkan.
Reagimi i Petrit Vasilit
Shkollepakta e Ministrise se Arsimimit tamam si druvari që thërret: dru me pre.
Do me pre dhe me e djeg fare Akademine e Shkencave dhe pastaj ta beje hi e ta shperndaje neper akademite e tjera neper Ballkan.
Zot na ruaj nga gjëma e shkollepaktes,qe e urren shkencen egersisht se eshte pasqyra e padijes se vet proverbiale,qe s’gjeti vend gjekundi ne Kosove.
Shkollepaktes i jane vene ne krah dhe analfabetet e parlamentit,qe po pergadisin turren e druve per te djegur shkencen me firmat e tyre ne ligjin qe e gllaberon shkencen.
I sigurte eshte vetem ngazellimi i shkollepaktit, qe ka siper vetes… ne krye te qeverise, i cili kur sheh pjellat e veta qe presin,shqyejne dhe gllaberojne shkencen eksitohet.
Lexojeni cfare shkruan kjo profane:

KOHA JONË SONDAZH

