Shoferi i kamionit ndoti rrugën në Vorë, arrestohet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me videon e publikuar sot nga Policia Rrugore ku shfaqej një kamion i cili gjatë drejtimit ndoti rrugën me beton në Vorë.

Video është ripostuar në rrjete sociale nga kryeministri Edii Rama, i cili shkruan se ky është një aktpapërgjegjshmëri naive, por që përbën rrezik për sigurinë e makinave të tjera, banorët dhe ekipet e pastrimit.

Rama bën me dije se policia po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla.

Ai paralajmëron se me dorë të hekurt nuk do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët.

“T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë.
Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”, shkruan Rama.

SHKARKO APP