Shpërthen “Himara”: Jemi grekë, na privuan kombësinë më 1945

Organizatat e himariotëve, për herë të parë dalin publikisht me tezën se Himara është greke, banorët e saj janë grekë dhe se në diktaturën komuniste u është mohuar dhunshëm kombësia e tyre.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Bashkimi i Himarjotëve, “Himara” doli me një deklaratë të posaçme ku bën historikun sipas saj të ngjarjeve gjysmë shekulli më parë dhe thekson se ata janë grekë të dhunuar nga pushtetet në Shqipëri.
Në vitin 2016 Helenizmi i Himarës nderon Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (1948), i ndodhur në frontin e luftës për afirmimin e të drejtave themelore të pronës, të lirisë fetare dhe të vetëvendosjes kombëtare. Bashkimi i Himarjotëve, “Himara”: Në vitin 1945 sistemi komunist në Shqipëri u privoi banorëve të Himarës të drejtën për vetëvendosje kombëtare, të drejtën e pronës si edhe të drejtën e lirisë fetare. Brenda një nate vendosi mosnjohjen e përkatësisë së tyre kombëtare helene, vendosi shtetëzimin e pronave të tyre si edhe shembjen e kishave të shenjta të tyre. Sot, 26 vjet pas rënies së sistemit totalitar në Shqipëri, asnjëra prej të drejtave përmendur më sipër nuk është rivendosur për himarjotët”, – thuhet në deklaratën zyrtare që i shpërndau medieve mbrëmjen e së shtunës, Bashkimi i Himarjotëve, “Himara”.
“Qeveritë postkomuniste shqiptare, trashëgimtare besnike të sistemit të mëparshëm totalitar, refuzojnë të rikthejnë pronat pronarëve të ligjshëm, dhunon banesat e tyre, u mohon të drejtën të vetëpërcaktohen si grekë, shtetëzon pronën e Kishës Ortodokse dhe shemb kishat e shenjta ortodokse”, – vijon deklarata.
Bashkimi i Himariotëve krijoi një video me qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe fokusimin e pozitës së popullit të Himarës “në konfliktin pa mbarim me shtetin shqiptar”, video që u shfaq në veprimtarinë që u organizua më 2 dhjetor në Tiranë nga përfaqësuesit e Minoritetit Etnik Grek si edhe nga forumet e Himariotëve.
Video Linku i propozuar nga Shoqata Himara

KOHA JONË SONDAZH

