Shpërthen Manjani: Shtërgoni politikanët, Vetting për shkaktarët e së keqes

Pas Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe asaj që priten në Policinë e Shtetit, ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sygjeron që pikë së pari Vetting të ketë për shkaktarët e të këqijave, për politikanët. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Manjani shkruan se kur të gjithë janë nën kërcënimin e Vettingut, ”shkaktarët” e së keqes, ”bëjnë sehir”.

”Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting! Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut! Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!”.

Manjani shton se në vend ka reagim vetëm kur flasin ambasadorët apo aleatët nga Europa. ”E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani! Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”…. Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç”,-shton më tej Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund ish-Ministi ka edhe një mesazh për shqiptarët, ku i drejtohet me thirrjen që të ndërgjegjësohen me situatën politike, ku sipas tij në sitën e Vettingut do jenë vetëm zyrtarët që i shërbejnë politikanëve, ”se parellinjtë ja hedhin gjithmonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë! Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë! Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”. Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?