‘Shpërthimi’ i Majkos, Shehu: I vonuar, por duhet përshëndetur
Pas alarmit të lëshuar sot nga deputeti i PS-së, Pandeli Majko se kultivimi i kanabisit, lirimi i kriminelëve dhe gjyqtarë e prokurorë biznesmenë po mbysin vendin, ka reaguar kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu.
Sipas tij,”pohimi i Majkos, edhe pse i vonuar duhet përshëndetur, pasi vjen nga një personalitet i maxhorancës”.
Postimi i Shehut
Canabisi nje alarm kombetar!
Kolegu im i vjeter, Z.Majko, sot leshon shqetesimin per “industrine” e Canabisit, qe po mbulon vendin!
Megjithese ky eshte nje pohim i vonuar, perseri duhet pershendetur i ardhur nga nje personalitet i maxhorances.
Ashtu sic nuk ndaj te njejtat mendime e te njejtat interpretime me ate per disa probleme shqetesuese qe ai ngre, ne dimensionet e fenomenit Canabis jemi ne te njejtat vale.
Vecse dua te theksoj se te ardhurat nga kjo “industri” sot ka burrime qe i llogarisin deri ne 50% te GDP per vendin tone. E tmerreshme kjo!
Shumica dermuese e kesaj vlere shkon vecse per te konsoliduar grupet kriminale e per te kthyer Shqiperine ne nje “Meksike” europiane.
Une besoj se dhe Z. Majko ne fund te fundit mendon si mua qe e gjithe kjo baterdi, kunder te ciles une kam folur shume kohe me pare, nuk vjen vecse se ka gjykates a prokurore te koruptuar.
Pa “licencim” e proteksion te strukturave, qe duhet ta luftonin qe ne origjine ate, qe ne fillim te kultivimit etj, nuk do te arrinte kurre keto dimensione tragjike tashme.
Sot perballimi i kesaj gjendje eshte me i veshtire se kurre, nuk them i pa shprese, por kerkon shume e shume nderhyrje energjike.