Shqipëria në artikullin e “National Geographic”! Rama: Vendi zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme…

Prestigjiozja “National Geographic” i ka kushtuar artikull Shqipërisë, ku zbulon për turistët vlerat dhe thesaret natyrore që ofron natyra shqiptare, por dhe mikpritjen e njerëzve.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me detaje perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës Vjosën për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?