Shqiptarët fitojnë në Tuz, Bushati: Tregues i pjekurisë politike
Fitorja e koalicionit shqiptar në zgjedhjet lokale në Tuz, për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, është një tregues i pjekurisë politike që liderëve në Malin e Zi. Në mesazhin e tij, thuhet se angazhimi i diasporës për fitoren e korrur në Tuz përbën një shembull të manifestimit të vetëdijes kombëtare.
”Tuzi na tregoi qartë gjithashtu nevojën për të ndarë politikën e ditës nga prioritetet kombëtare. Tashmë para shqiptarëve shtrohet një sfidë edhe më e madhe në horizont. Ajo e drejtimit, zhvillimit dhe modernizimit të Tuzit përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe të gjithë grupimet e tjera etnike”,-shkruan Bushati.
Postimi i plotë
Mesazhi që vjen nga Tuzi ku ”Forumi Shqiptar-Malësia na Bashkon”, arriti një rezultat historik, është padyshim më shpresëdhënësi për shqiptarët në rajon, pas formësimit të platformës së bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në fillimin e vitit 2017.
Ky hap i madh përpara, është tregues i pjekurisë politike të udhëheqjes së partive shqiptare në Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë burim frymëzimi për fuqizimin e mëtejshëm të kohëzionit të faktorit shqiptar në rajon, si kontribut për stabilitetin demokratik dhe përkatësinë euro-atlantike.
Angazhimi i diasporës për fitoren e korrur në Tuz përbën një shembull të vërtetë të manifestimit të vetëdijes kombëtare, larg paradave e përbetimeve pa përmbajtje. Tuzi na tregoi qartë gjithashtu nevojën për të ndarë politikën e ditës nga prioritetet kombëtare.
Tashmë para shqiptarëve shtrohet një sfidë edhe më e madhe në horizont. Ajo e drejtimit, zhvillimit dhe modernizimit të Tuzit përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe të gjithë grupimet e tjera etnike.
KOHA JONË SONDAZH

