Siguria në Rinas, 3 ministrat e Rilindjes kundërshtojnë njëri-tjetrin

Edhe pse në aeroportin e vetëm në Shqipëri, ”Nënë Tereza”, siguria ka rënë, socialistët ende nuk e kanë ndarë mendjen nëse siguria kombëtare është cënuar ose jo, paçka se ushtria ka zbarkuar në Rinas. Shkak për mosrakordimin është bërë kërkesa për informacion nga Presidenti Ilir Meta, i cili kërkon në rrugë zyrtare të dijë se cila ka qenë baza ligjore që ka detyruar ministrinë e Mbrojtjes që të dërgojë në Rinas, Forcat e Armatosura.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi dje në Kuvend se siguria kombëtare në vend është cënuar pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas. ”U tha që është cenuar siguria Kombëtare por edhe mund ta pranojmë këtë, por siguria Kombëtare e vendit nuk ka rënë. Qeveria mori masa të shpejta, të forta për të marrë nën kontroll, që ky aset i rëndësishëm i sigurisë së vendit, të mos përsëritet. Dje aeroporti u vu nën survejimin e Forcave të Armatosura, të cilat kanë mision Kushtetues sigurinë Kombëtare. Nëse konstatojmë se vendi është kërcënuar, jo cenuar, e kanë detyrë që të veprojnë”,-tha Lleshaj. Po të njëjtit qëndrim mbajti edhe në mbrëmje tek Sokol Balla, ku tha se: ”Jemi në një situatë ku jemi cënuar në një element të sigurisë që kërkon analizë dhe reflektim”.

Ministrja e re e Insfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila në dy reagime publike fajësoi kinezët që kanë koncesionin e Rinasit dhe shtoi se siguria kombëtare është cënuar. ”Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin. Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë”,-tha Balluku në reagimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mohon që të ketë cënim të sigurisë kombëtare. ”Nuk kemi asnjë ndryshim të shkallës së sigurisë, as ngritje të alarmit, as luftë, as cënim sigurie kombëtare. Kemi thjesht një cënim sigurie, siç kemi pasur edhe në bazën e Pashalimanit, më herët dhe siç bëmë atëherë duke përforcuar masat e sigurisë, ashtu bëmë edhe këtë herë”,-tha Xhaçka në një lidhje direkte në Open.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?