Sindikata i kthehet Ramës: Universitetet në gjendje kënetore. Bojkot mësimit gjatë gjithë ditës

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ka kthyer përgjigje Ramës, kur ku ky i fundit tha se kishte ikur koha kur paga rritej uniformë se e kërkonte sindikata.

Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar kryeministrit, ministres së Arsimit, dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10, para universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen. Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komiteti. T’i thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Rankimet pa fonde i bën kot. Ça rankimi bën kot? Performanca e universiteteve është e mirë në krahasim me gjendjen e mjerueshme që është sot. Pedagogët kanë vazhduar dhe në kohë pandemie, edhe pse me pasoja. S’mund të ketë rankim me këtë gjendje. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrisë së Arsimit, që të kthejnë kokën nga universiteti që të financojnë.”, tha Kovaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?