Skandali i pagave, drejtuesja e prokurorisë së Tiranës: Autori do gjendet

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në një konferencë për shtyp, ndër të tjera ka deklaruar se po vijojnë hetimet në lidhje me publikimin e të dhënave personale, si pagat, numrat e telefonit dhe targat e makinave. Imeraj tha se grupi hetimor është i përkushtuar dhe do të ketë autorë që do të shkojnë para drejtësisë.

“Ne jemi këtu sot për të bërë me dije veprime tona hetimore përgjatë disa muajve. Falenderoj Policinë e Shtetit. Duke qenë se është sensitive për shkak të vëmendjes së shtuar. Prokuroria po kryen çdo veprim të nevojshëm hetimore. Veprimet do jenë intensive. Grupi hetimor është i përkushtuar. Normalisht do kemi autorë. Grupi hetimor që heton atë çështje po kryen veprimet e duhura. Do kemi një konferencë tjetër për zbulimin e autorëve. Do keni një përgjigje sepse përgjigja e prokurorëve nuk është me konferenca për shtyp por me vendimmarrje”.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj u shpreh se nuk mund të japin më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?